12korrik 2015 – Martin Atkinson, arbitri që në njëfarë mënyre u bë shkaktari i humbjes së Shqipërisë në dy shkallët e gjyqësorit të UEFA-s, është kthyer pa dashjen e tij në arsyen e vendosjes së drejtësisë. Dëshmia e anglezit ishte pika që ktheu mendimin e tyre për t’i dhënë Shqipërisë fitoren në tavolinë.Pjesë nga dëshmia e Atkinsonit para panelit të CAS-it.
U komunikuat futbollistëve të Shqipërisë së ndeshja mund të vazhdohej në kushte të pranueshme sigurie dhe se ata duhet të riktheheshin në fushë?
I pyeta nëse ata mund të vazhdonin lojën dhe më thanë se nuk ishin në gjendje për ta bërë një gjë të tillë.
I ratë bilbilit në tunel, për të njoftuar rifillimin e lojës?
Jo.
Pritët nëse njëri prej ekipeve do të shkonte me ju në mesin e fushës?
Shkuam në fushë së bashku me futbollistët e kombëtares së Serbisë.
Pritët 45 minuta që ekipi kundërshtar të futej?
Jo.
Mendoni se keni zbatuar procedurën me saktësi dhe urdhri për të rifilluar lojën ka qenë i qartë?
(Nuk përgjigjet)