63-vjeçari Skënder Hoxha, i cili vrau gruan e tij Antoneta Hoxha në fshatin Valagat në Memaliaj, ka thënë në polici se vrasjen e ka bërë për arsye xhelozie.

Burri është shprehur se 53-vjeçarja e tradhtonte me një burrë më të ri, 45 vjeç, gjë që sipas tij e ka detyruar të kryente krimin makabër.

"E vrava se më tradhtonte. Kishte kohë që më tradhtonte me një 45-vjeçar. E vrava se isha xheloz"-mësohet se është shprehur ai para hetuesve.

63-vjeçari masakroi me levë bashkëshorten, Antoneta Hoxha dhe fillimisht deklaroi në Policinë e Memaliajt se e kishte gjetur të vdekur gruan, por më vonë e pranoi krimin. 

Ngjarja e rëndë ndodhi në orët e para të mëngjesit të së martës në fshatin Vagalat të Memaliajt. Ka qenë kryeplaku i fshatit i cili ka lajmëruar policinë.