Mark Antony Samson, autori i vrasjes së 22-vjeçares Ilaria Sula, ka dhënë një dëshmi pesë orëshe në gjykatë, ku ka pranuar autorësinë e krimit. Ai ka theksuar se gjithçka e bëri vetë, pa asnjë bashkëpunëtor. Samson ka treguar se pas vrasjes, ka pastruar vendin e krimit për të fshirë gjurmët.
Sipas tij, Ilaria kishte shkuar në shtëpinë e tij më 25 mars për t’i kthyer disa rroba, dhe për shkak të orës së vonë kishte vendosur të kalonte natën aty. Gjatë një debati mes tyre, Samson e ka goditur disa herë me thikë, duke i shkaktuar vdekjen.
Pasi kreu krimin, ai mbajti trupin e saj në apartamentin e tij për 20 orë dhe më pas e futi në valixhe, duke e hedhur në një zonë pyjore në Poli, jashtë Romës. Për disa ditë ai dërgonte mesazhe nga telefoni i Ilarian dhe bënte postime në rrjetet e saj sociale për të fshirë gjurmët. Pas marrjes në pyetje nga policia, Samson ka pranuar krimin.