"Dy djem të rinj, më kapën me forcë dhe me kapele në kokë më rrëmbyen çantën nga krahu".

Kështu deklaroi korrieri, i cili ra dje pre e një grabitje, ndërsa brenda çantës së tij kishte dokumente nga posta sekrete e Prokurorisë së Durrësit.

Korrieri ka treguar se pavarësisht tentativës së tij për mos ta lëshuar çantën, ata ia morën me forcë, madje edhe e dëmtuan.

"Ishin dy djem te rinj, me kapele në kokë. Më kapën me forcë, unë nuk e lëshoja çantën. Më bënë shenja në krah nga dhuna kur më tërhoqën çantën", tha ai.