7 dhjetor 2015 – Ernest Duka (Stine) ka rrëfyer në polici versionin e tij për incidentin me Flori Mumajesin natën e së shtunës pas përfundimit të festivalit Kënga Magjike. Ai është vetëmbrojtur duke deklaruar se ka qenë Flori ai që e ka goditur i pari.

Ndërsa për plagën e thellë në kokë që i është shkaktuar Florit nga kjo përplasje, Stine ka pretenduar se nuk ia ka bërë ai atë plagë. Sipas tij, Flori është vetëgoditur aksidentalisht me gotën që mbante në dorë jashtë ambienteve të Pallatit të Kongreseve.

“Ka dalë para meje dhe unë kam qenë pas tij. I thirra dhe i thashë pse e bëri këtë, pse më dha vetëm dy pikë. Ai filloi pastaj: ‘Ç’të duket vetja ty? Kush kujton se je?’ dhe gjëra të tilla. Më ka goditur ai i pari me grusht, pastaj e kam goditur unë. Po për t’u çarë është çarë vetë me gotën e vet që mbante në dorë. Unë nuk e kam goditur me asgjë të fortë”, ka deklaruar Stine në polici.

/portali DurresLajm/