Mediat italiane kanë publikuar detaje të reja lidhur me bandën e Habialjave, ndërsa është zbardhur dëshmia e një prej blerësve të drogës që vinte nga Shqipëria, Antonio Riela. Nga burgu, 47-vjeçari është ka deklaruar para oficerëve se Moisi Habilja ishte një person që mbrohej nga persona të pushtetshëm në Shqipëri.

"Antonio Riela, i lindur në Catania 47 vjet më parë, akuzohet se është një prej blerësve të drogës si dhe në marrëdhënie të ngushta me trafikantin e drogës dhe shefin e dyshuar Moisi Habilaj, kushëririn e ish-ministrit të brendshëm shqiptar Saimir Tahiri. Riela përfundoi në burg në tetor 2017 dhe tani, pas disa muajsh, shfaqet përmbajtja e raportit të tij", shkruajnë mediat italiane.

47-vjeçari nuk ka dashur të flasë lidhur me akuzat për të, ashtu si kundër nuk pranoi të zbulonte emrin e pronarit të një depoje në Gravina di Catania, ku ai fshehu drogën.

“Historia e Riela zbulon detajet e udhëtimit të marijuanës nga deti ose mbulimi institucional që do të kishte përfituar ky grup”, shkruajnë mediat italiane.

"Moisi (Habilaj, ed), më siguroi duke më thënë se ai ishte i mbrojtur si një person i rëndësishëm në Shqipëri, ai i cili e ka lejuar që të eksportojë këto ngarkesa të mëdha të marihuanës," ka thënë  gjatë dëshmisë së tij Reila, i cili folur edhe për blerjen e bizhuterive nga ana e Moisiut që do të dërgoheshin në Shqipëri.

"Unë e shoqërova Moisin tek një tregtar që qëndron prapa gjykatës së Katania, me një kryq në një derë. Unë nuk hyra, por e di se bizhuteritë do të niseshin për në Shqipëri dhe për këtë u blenë. Ishte dhjetor i vitit 2013", është shprehur ai.