Drejtori i Policisë së Shtetit Haki Çako ka deklaruar në seancën ndaj Emiljano Shullazit se Dhori Kule i kë thënë që është kërcënuar nga Shullazi.

Ora News, informon se në seancën e sotme tek Krimet e Rënda, Haki Çako ka pretenduar që është vënë në dijeni për kërcënimin nga ministrja e Arsimit, Lindita Nikolla.

Ai ka thënë, se ka pasur një takim me Nikollën dhe bashkë me të edhe me rektorin në atë kohë Dhori Kule, i cili i ka përmenduar që një nga personat që e ka kërcënuar, kishte qenë Shullazi.