Rrëzohet kërkesa për të thirrur si dëshmitar në gjyqin e Emiljano Shullazit, Ardian Çipën, drejtorin e Drejtorisë së Mbrojtjes së Dëshmitarëve.
Çipa do të jepte shpjegime për statusin e dëshmitarit të mbrojtur Besnik Musai.
Megjithëse avokatët kishin kërkuar që të thirrej në cilësinë e dëshmitarit Çipa, kjo nuk është pranuar nga gjykata.
Avokatët pretendojnë se Besnik Musai, nuk është familjar i biznesmenit Ylvi Beqajt, për të cilin ai është shprehur se është kunati dhe shoferi i tij.
Avokatët deklarojnë se i janë drejtuar ONM-së dhe prokurores së përgjithshme Arta Markut për ta vënë në dijeni në lidhje me devijimin e procesit nga prokurorët.





