Me kalimin e orëve janë zbardhur më shumë dëshmi rrëqethëse për sulmin e rëndë që tronditi Pragën një ditë më parë.
Dëshmi të reja kanë dalë në pah për personat që kanë përjetuar të shtënat me armë.
Profesor Radek Samik po jepte mësim një klasë në Universitetin Charles kur personi i armatosur hyri në ndërtesë dhe filloi të qëllonte. I ngecur brenda një dhome në katin e parë, ai papritmas dëgjoi të shtënat me armë.
Në një klasë në një kat më të lartë ishte Jakob Weizman, një gazetar dhe student në universitet. Ai ishte në provimin e gjuhës në një dhomë të vogël, i shoqëruar nga një mësues, kur dëgjoi të shtënat e armëve dhe ulërimat njerëzish.
Në të dyja rastet e lartëpërmednura, ata janë mbyllur në klasë të panikosur. Sipas ngjarjes që ata tregojnë, pesë minuta më vonë personi i armatosur u përpoq të hapte derën e klasës ku ata ishin fshehur.
“Ai po kalonte nëpër çdo klasë për të parë nëse njerëzit ishin aty për t’i qëlluar”, tha Weizman për Guardian.
Të dy u evakuuan më pas nga ndërtesa, ku arritën të shpëtonin pa asnjë lëndim.
“Ndërsa po dilnim jashtë, kishte vetëm gjak në të gjithë fakultetin”, deklaruan ata.