Tiranë, 12 maj 2014 – Gazeta "Panorama” boton sot një intervistë me personin e parë që i është afruar avionit italian që ngeci në plazhin e Divjakës, i cili rrëfen edhe çfarë ka biseduar me pilotin italian (ne foto piloti Giorgio Riformato). Ai është një djalë 23 vjeç, quhet Olsi, por nuk preferon ta bëjë publik emrin e plotë, madje as të shfaqet me fytyrë, pasi nuk do të identifikohet si dëshmitar okular. 

I riu ka qenë me familjen në plazh në momentin, kur avioni është afruar për t’u ulur dhe nga kurioziteti, kur e ka parë aq afër e ka fotografuar. Në fund, kur ka parë që mjeti fluturues u zvarrit në rërë dhe ngeci duke mos lëvizur më, ka nxituar t’u ofrojë ndihmë personave që mund të ishin brenda tij. 

Në një intervistë për gazetën “Panorama”, i riu nga Divjaka shpjegon të gjitha detajet e ngjarjes, bisedën me pilotin italian para se aty të mbërrinte policia, çfarë ka parë brenda mjetit fluturues në momentin që është futur në kabinë, si dhe dyshimet e tij për një tentativë për ulje të avionit. 

Dëshmitari tregon edhe momentin kur ka parë dy makina që janë larguar me shpejtësi në momentin që avioni ka rënë dhe nuk mund të fluturonte më. I riu që ka qenë okular në ngjarje shprehet se nga biseda me pilotin italian, ka kuptuar që ai e njihte fare mirë zonën ku kishte tentuar uljen e avionit, pasi ka dëgjuar komunikimin e tij me Aeroportin e Rinasit.

/gazeta “Panorama”/