2 qershor 2015 – Një tjetër rrëfim nga dëshmitarët e Prokurorisë së Krimeve të Rënda ka rënduar pozitën e njërit prej imamëve në bankën e të akuzuarve për rekrutim të luftëtarëve drejt Sirisë.
Edmond Suparaku ka treguar para trupës gjyqësore se ka qenë në Siri 2 herë nga 3 muaj për t’u trajnuar për luftë.
“Në Siri kam qenë i shoqëruar nga Gerti Pashja. Me të jemi njohur në një xhami në Elbasan”.
Ai ka shtuar më tej se luftën në Siri e ka marrë si ndihmë për vëllezërit myslimanë.
Dëshmia e Suparaku është marrë jashtë betimit. Ai ka refuzuar të bëjë betimin para gjykatës, duke deklaruar se njeh vetëm Allahun. (ora news)