Ministri i Brendshëm Fatmir Xhafaj ka reaguar për herë të parë pas dëshmisë së "dëshmitarit X", Albert Veliu, i cili një ditë më parë tha se kishte trafikuar drogë me grupin e vëllait të tij.

Ministri e cilësoi të gjtihë dëshminë një sajesë dixhitale ndërsa deklaroi se ai do vazhdoje të bëjë detyrën.

"Për sa i përket pyetjes për dëshminë e paraqitur dje nga Partia Demokratike, dua t’ju them një gjë, këtu jemi në vendin e Task Forcës speciale dhe atje jemi në vendin e sajesave digjitale. Detyra ime është të punoj për Prokurorinë Speciale për policinë speciale, detyra e tyre është të punojnë për qytetarin dixhital të sajuar. Kjo nuk është çështja ime, është çështja e tyre, unë kam zgjedhur këtë rrugë, ata kanë zgjedhur të tyre. Për mua është shumë e rëndësishme të bëj detyrën."