TIRANE, 06 mars 2013 – Ka zgjatur vetëm pak minuta seanca e sotme në ngarkim të Ilir Xhakjes autori kryesor për vrasjen e kryekomisarit të Shijakut, Adem Tahiraj.

Kanë folur në seancën e sotme katër dëshmitarë të cilësuar jo kyc për zbardhjen e ngjarjes. 

Dëshmitarët i kanë pohuar trupit gjykues se kanë patur vetëm njohje me viktimën por nuk kanë patur dijeni për vrasjen pasi nuk kanë qënë prezent në momentin e krimit. 

Ndërkohë Ruzhdi Kasmi i ati Ledjan Kasmit nuk ka pranuar të dëshmojë pasi sipas tij ai ka lidhje krushqie me Xhakjen. Seanca e rradhës te Gjykata e Krimeve të Rënda pritet të zhvillohet në 13 mars. 

Kryekomisar Adem Tahiraj u vra në 13 shtator 2012 gjatë një aksioni policor në Katund Sukth nga Ilir Xhakja. Autori u arrestua disa orë pas krimit.