Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, dega Durrës, Kontjana Kuçi ka denoncuar përmes një postimi në rrjete sociale se Rindërtimi në qytetin bregdetar ka dështuar.

Sipas Kuçit, një pallat në lagjen nr.5 të qytetit që ka pësuar dëme të mëdha nga tërmeti dhe për më shumë se një vit mbeti i pabanuar, tani po riparohet vetëm me gëlqere, bojë dhe llaç.

“Siç ka mbuluar me gëlqere mega korrupsionin e saj në 8 vite po mbulon edhe dëmet e rënda nga tërmeti.”, thotë ajo.

REAGIMI I PLOTË

Dështimi me “Rindërtimin.”

“Rilindja” mbulon dëmet vetëm me gëlqere dhe bojë.

Lagja Nr. 5 ishte një ndër zonat më të dëmtuara në Durrës nga tërmeti i 26 nëntorit 2019. Me pallate të pabanueshme dhe më pas me një mungesë totale informacioni se çfarë do ndodhë me fatin e banorëve të shpërngulur dhe banesat e tyre.

Ky pallat në lagjen Nr. 5 pësoi dëme të mëdha dhe për më shumë se një vit mbeti i pabanuar dhe banorët kërkuan ndërhyrjen e shtetit për të marrë zgjidhje për fatin e tyre.

Dje, kryeministri në largim vizitoi punën e nisur pas 14 muajsh në këtë pallat i cili po riparohet vetëm me gëlqere, bojë dhe llaç.

Kjo është propaganda e “rilindjes.” Qeverisje me gëlqere. Siç ka mbuluar me gëlqere mega korrupsionin e saj në 8 vite po mbulon edhe dëmet e rënda nga tërmeti.

Durrësi nuk ka nevojë për gëlqere.

Durrësi ka nevojë për Rindërtim të vërtetë.

Durrësi ka nevojë për çlirim nga sekti korruptiv i fasadave dhe propagandës boshe të “rilindjes.”

Më 25 prill ne do e çlirojmë Durrësin dhe mbarë Shqipërinë e do nisim rindërtimin e vërtetë të Durrësit dhe zhvillimin e vendit tonë.

Kontjana Kuçi

Kryetare e LSI Durrës