Prishtinë 09 shkurt 2014 – Në portalin online të gazetës Express botohet lajmin se X-Factor Albania” ka mbajtur audicionet e radhës për edicionin e ri të spektaklit. Mësohet se interesimi i të rinjve për pjesmarrje në këtë show talentësh nuk ka qenë i kënaqshëm dhe për këtë arsye “X-Factor Albania” ka hapur audicione të reja.

Sipas disa burimeve të portalit mësohet se në audicionet e Prishtines dhe Gjakovës, që tradicionalisht konsiderohen si më të bujshmet dhe me prurjet më të mira, ka pasur shumë pak të interesuar.

Vera Grabocka dhe Alketa Vejsiu me gjasë janë ndjerë thellësisht të zhgënjyera, andaj kanë vendosur për një dozë më të lartë reklamimi për datat e reja të audicioneve shtesë. Në pikën e fundit të “X-Factor Albania”, Vejsiu s’ka rrështur së promovuari datat dhe së proklamuari, sipas saj “vlerat dhe cilësinë e këtij talent show”.

Duket se gjithë ky promocion i vetvetes ka efektin e bumerangut, pasi njerëzit kanë nisur të lodhen nga auto-reklama e Alketes, e cila me gjasë është e influencuar nga producentja kryesore Vera Grabocka.