Pak orë pas takimit të parë mes kreut të Partisë Republikane Fatmir Mediu me kreun e PD, Lulzim Basha në selinë e PD, ku nuk u arrit asnjë marrëveshje për zgjedhjet e 25 qershorit, dy liderët kanë zhvilluar një tjetër takim në seli për të negociuar marrëveshjen për zgjedhjet. Takimi i dytë ka zgjatur rreth 30 minuta, ndërsa burime mësohet se edhe takimi i dytë ka dështuar dhe palët nuk kanë arritur marrëveshje.
Më herët kreu i Partisë Republikane, Fatmir Mediu zhvilloi një takim kokë më kokë me liderin e PD-së, Lulzim Basha. Pavarësisht takimit, Mediu nuk arriti marrëveshje me Bashën, kjo pasi ai ka kërkuar 3 vende të sigurta në listat e PD-së, për qarkun e Tiranës, Fier dhe Vlorë. Ndaj, për këtë fakt, PR do të hyjë e vetme në zgjedhjet e 25 qershorit.





