DURRËS, 8 nëntor 2014– Libri “Bella Belen” që flet për karrierën dhe sukseset e bukuroshes Belen Rodriguez, nuk është shitur aq sa parashikohej. Madje akoma më keq, nga botimi i parë kanë mbetur të pashitura edhe rreth 10 mijë kopje. Fatkeqësisht fansat e shumtë të bukuroshes nuk kanë qenë të interesuar për fillimet e saj, apo edhe se si i ngjiti shkallët e karrierës. Të gjithë mjaftohen me fotot seksi që Belen poston në rrjetet sociale, ndërsa çdo gjë tjetër nuk përbën interes.





