RUSI – Rojet kufitare ndaluan sot në pikën ruso-kineze të lejimkalimit të automjeteve "Zabajkalsk" një burrë, i cili po përpiqej të kalonte në Kinë 12 kg ar në formë pluhuri.
Kjo është ngarkesa më e madhe e arit të konfiskuar kontrabandë në historinë e pikës së kalimit kufitar. Qesja me plurur të artë u gjet gjatë kontrollit të përbashkët kufitar doganor të automjetit Toyota Hiace, i cili udhëtonte nga Rusia për në Kinë. Pakoja ndodhej nën sediljen e shoferit, banor i rajonit Zabajkalsk, i cili as nuk u përpoq ta fshinte metalin e çmuar.
Personi në fjalë u ndalua, po shqyrtohet çështja në lidhje me mundësinë e ngritjes së një çështjeje penale dhe për arrestimin e të dyshuarit.