Një shqiptar i shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Zvicra është arrestuar në Gjermani, ndërsa akuzohet për tregtim të lëndëve narkotike.

Sipas medieve të huaja, 28-vjeçari është arrestuar në Gjermani, aty ku dhe banonte, pas një hetimi disa mujor. Ky i fundit akuzohet për trafikim të kokainës në zonat e Ticino-s dhe Sottocenerit.

Po ashtu mësohet se përveç 28-vjeçarit të përfshirë në hetim janë dhe dhjetëra të dyshuar të tjerë, për të cilët ende nuk ka informacione të detajuara.