Ka dështuar raundi i dytë sa i takon zgjedhjes së kryetarit të ri të Gjykatës Kushtetuese. Tre kandidatet për këtë post janë Fiona Papajorgji, Marjana Semini dhe Hota Zaçaj. Në përfundim të procesit të votimit sërish asnjë nga kandidatet nuk mori shumicën ligjore prej të paktën 5 votash.
Njoftimi:
Mbledhja e Gjyqtarëve të Gjykatës Kushtetuese, në zbatim të parashikimeve ligjore, zhvilloi sot më 17 shkurt 2023 raundin e dytë të votimit për zgjedhjen e Kryetarit të ri të Gjykatës Kushtetuese.
Në përfundim të procesit të votimit sërish asnjë nga kandidatet nuk mori shumicën ligjore prej të paktën 5 votash. Rezultati i votimit ishte:
- Fiona Papajorgji – 3 vota
- Marjana Semini – 3 vota
- Holta Zaçaj – 3 vota.
Mbledhja e Gjyqtarëve të Gjykatës Kushtetuese ka vendosur të zhvillojë raundin e tretë të votimit në datën 20 shkurt 2023, ora 10:00.