Ka dështuar seanca e parë në Gjykatën e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (GJKKO), për ish-kryetarin e Gjykatës Kushtetuese Bashkim Dedja.
Seanca që do të mbahej sot nuk është zhvilluar pasi avokatët kanë kërkuar kohë nga ana e Gjykatës për të t’u njohur me materialet në ngarkim të klientit të tyre, ish-kreut të Kushtetueses Bashkim Dedja.
Ky i fundit akuzohet se ka fshehur pasurinë duke mos deklaruar një apartament 60 m2 në Golem.





