Seanca gjyqësore që do zhvillohej në Gjykatën e Krimeve të Rënda për ish-ministrin e Brendshëm Saimir Tahiri është shtyrë për shkak të mos njoftimit të tre oficereve të policisë të cilët ende janë në kërkim.

Prokuroria e Krimeve të Rënda nuk ka mundur të njoftojë ish- drejtorin e Policisë së Vlorës, Jaeld Çela dhe ish oficerët, Gjergj Kohila dhe Sokol Dodës.

Në përfundim të seancës Tahiri nuk ka folur për mediat, ndërsa avokati i tij e cilësoi si joserioz atë që ka ndodhur. Sipas Maks Haxhisë ata në seancën e ardhshme do të kërkojnë pafajësi. I pyetur nëse do të kërkojnë gjykim të shkurtuar, ai tha, se ende nuk është vendosur.