Ka dështuar sërish seanca ndaj Kelmend Balilit, ku pritej të lexohej pretenca. Kjo është seanca e tretë qe dështon, ndërsa edhe këtë herë shkak u bë mungesa e mbrojtjes.
Kështu, gjykata vendosi të shtyj seancën për në datën 8 prill ndërsa gjobiti avokatin Theodhori Sollaku, me 10 mijë lekë gjobë.
"Eskobari i Ballkanit" akuzohet për "trafikim të lëndëve narkotike në bashkëpunim", "pjesëmarrje në grupin e strukturuar kriminal", "refuzim për deklarim, mosdeklarim, fshehje ose deklarim i rremë i pasurive", si dhe për "pastrim parash"".
Balili u vetëdorëzua në mëngjesin e 15 Janarit në Policinë e Tiranës, pas 2 vitesh arrati. Më shumë se dy vite kanë zgjatur hetimet për Balilin, pjesa më e madhe e të cilave është e bazuar në përgjigjet e marra nga letërporositë e ardhura nga Greqia.





