Tiranë, 7 maj 2014 – Hersi Matmuja nuk ka mundur ta çojë Shqipërinë në natën finale të Festivalit Europian të këngës. Hersi është ngjitur mbrëmjen e së martës në skenën e madhe të Eurovisionit, në Kopenhagen, e gjashta në rradhë.

Përfaqësuesja shqiptare interpretoi këngën “One Night’s Anger”, një kompozim i Genti Lakos, por nuk arriti të kualifikohej për në natën finale. 

Hersi ishte veshur me një fustan të argjendtë, ndërsa kishte bërë tatuazh në shpinë shqiponjën dy krenare.

/agjencia e lajmeve “Dyrrah”/