Te Milani është krijuar një situatë e sikletshme, përsa i përket transferimit të Viktor Boniface. Sulmuesi i Bajer Leverkusenit ndodhej në Itali për të kryer testet mjekësore dhe për të firmosur me kuqezinjtë.
Firma në kontratë nuk ka ardhur, pasi Boniface është rikthyer në Gjermani. Në Itali tashmë tregojnë se lojtari nuk i ka kaluar testet mjekësore.
Më saktë, specialistët e ngarkuar me këtë rast nuk i japin garancia Milanit mbi këtë çështje. Zanafilla duket nga një dëmtim i mëparshëm në gju.
Klubet kishin arritur marrëveshjen, ndërsa kjo është hera e dytë që largimi i Boniface nga Leverkuseni po dështon. Disa muaj më parë ishte Al Nasr pranë firmës.





