Policia antidrogë e Perusë ka sekuestruar 3.4 ton kokainë që ishte fshehur në një ngarkesë me banane me destinacion Belgjikën. Gjatë operacionit të kryer të mërkurën, policia sekuestroi një kamion që mbante më shumë se 3,000 pako kokainë mes bananeve organike që po paketoheshin për eksport, rreth 100 kilometra nga porti i Paitës.
Gjenerali Nilton Santos , kreu i agjencisë kundër drogës, se operacioni u krye me ndihmën e Administratës Amerikane për Zbatimin e Ligjit kundër Drogave, DEA. Ai vuri në dukje se vlera e drogës së sekuestruar tejkalon vlerën 58.4 milionë euro.
Sipas një deklarate nga presidenca peruane, pas kësaj ngarkese qëndron një organizatë kriminale me peruanë, kolumbianë dhe evropianë, e cila kishte për qëllim dërgimin e drogës në Belgjikë. Sipas OKB- së, Peruja, së bashku me Kolumbinë dhe Bolivinë, është ndër prodhuesit kryesorë të kokainës në botë. Sipas autoriteteve peruane, vendi thuhet se prodhon rreth 400 ton drogë çdo vit.





