Situata e krijuar nga pandemia në vitin 2020, kur vendi për disa muaj ishte në karantinë, ka nxitur pushimet brenda vendit, duke kompensuar disi rënien e ndjeshme të hyrjeve të të huajve. INSTAT ka publikuar raportin “Turizmi në shifra 2020” i cili jep treguesit kryesorë mbi turizmin në Shqipëri, bazuar në dy anketa “Pushime dhe Udhëtime” dhe “Anketa e Strukturave Akomoduese”.  Duke iu referuar vitit 2020, statistikat në lidhje me turistët e huaj dhe vendas në Shqipëri synojnë të monitorojnë karakteristikat dhe zhvillimet e turizmit në vendin tonë, sipas INSTAT.

Sipas raportit, në vitin 2020, janë regjistruar 1,4 % më shumë udhëtime për pushime dhe kohë të lirë në Shqipëri, krahasuar me vitin 2019. Destinacionet më të preferuara për udhëtime (personale apo biznesi) në Shqipëri janë: Tiranë, Vlorë dhe Durrës.

Në udhëtimet e kryera në Shqipëri: 50,6% e udhëtarëve janë femra dhe 49,4% janë meshkuj. Udhëtarët e grupmoshës 25-34 vjeç kanë regjistruar përqindjen më të lartë të udhëtimeve të kryera brenda vendit, 22,0%.

Në vitin 2020, numri i udhëtimeve për qëllime personale apo biznesi brenda vendit, të kryera nga  individët banues në Shqipëri të moshës mbi 15 vjeç ishte 2.920.287. Numri mesatar i netëve të qëndrimit për udhëtime të kryera është 3,97 netë. Udhëtimet për qëllime personale përbëjnë 98,8 % të udhëtimeve gjithsej, ndërsa udhëtimet për qëllime biznesi 1,2 % të tyre.

Përqendrimi më i lartë i udhëtimeve brenda vendit (personale dhe biznes), për vitin 2020 sipas muajit të nisjes janë regjistruar në muajt: Gusht (18,0 %), Qershor (12,9 %), Janar (11,2 %) dhe Dhjetor (rreth 10,7%).

28,0 % e udhëtimeve si vend origjinë kanë qarkun e Tiranës, 11,2 % qarkun e Elbasanit, 9,2% qarkun e Vlorës dhe 9,1% qarkun e Shkodrës.

Bien ndjeshëm të huajt

Në vitin 2020, hyrjet e shtetasve të huaj në Shqipëri kanë qenë afërsisht 2,7 milionë persona. Gjatë vitit 2020, hyrjet e shtetasve të huaj janë 58,5 % më pak se viti 2019.

Gjatë vitit 2020, hyrjet e shtetasve nga rajoni i Evropës zënë pjesën më të madhe të hyrjeve të  shtetasve të huaj me 98,5 %. Numri i tyre ka rënë  me 54,9 %, krahasuar me një vit më parë.

Në vitin 2020, me rrugë ajrore kanë mbërritur afërsisht 270 mijë shtetas të huaj, duke rënë me 65,6 %, krahasuar me një vit më parë. Shtetasit e huaj që hyjnë në vendin tonë nëpërmjet linjave ajrore zënë mesatarisht 10,2 % të hyrjeve gjithsej.

Numri i shtetasve të huaj që mbërrijnë në Shqipëri me linjat detare ka qënë afërsisht 64 mijë duke rënë me 86,3 %, krahasuar me një vit më parë. Shtetasit e huaj që hyjnë në vendin tonë nëpërmjet linjave detare zënë mesatarisht 2,4 % të hyrjeve gjithsej.

Numri i shtetasve të huaj që mbërrijnë në vendin tonë nëpërmjet tokës ka qenë afërsisht 2,3 milionë, duke rënë me 54,9 %, krahasuar me një vit më parë. Shtetasit e huaj që hyjnë në vendin tonë nëpërmjet tokës zënë pjesën më të madhe me 87,4 % të hyrjeve gjithsej gjatë vitit 2020.

Në vitin 2020, numri i vizitorëve të huaj me netë qëndrimi (ku përfshihen vizitorët që qëndrojnë të paktën një natë në hotel apo në struktura akomoduese të tjera, tek të afërmit, shtëpitë e tyre, etj) është rreth 2,5 milionë duke rënë me 57,4 % krahasuar me një vit më parë. Ndërsa numri i vizitorëve  ditorë është rreth 54 mijë duke rënë me 80,4 %  krahasuar me një vit më parë.

Ndikimi i turizmit në ekonomi

INSTAT ka bërë një përllogaritje të ndikimit të turizmit në ekonomi.

Gjatë vitit 2020 në vendin tonë erdhën rreth 2,7 milionë shtetas të huaj, dëshirat dhe nevojat e të cilëve u plotësuan nga rreth 55 mijë të punësuar vetëm në aktivitetet e lidhura direkt me turizmin (NVE Rev.2. 2-shifrore 55; 56; 77; 79) që do të thotë çdo i punësuar në këto aktivitete i shërbente dhe kujdesej për rreth 49 vizitorë të huaj.

Vlera e shtuar e industrive të turi zmit ka rënë me 33,9 %, krahasuar me vitin 2019.

Pesha që zënë industritë e lidhura drejtpërdrejt me turizmin në Produktin e Brendshëm Bruto (PBB) për vitin 2020 është 2,3 %.

Kapacitetet akomoduese

Në vitin 2020, në gjithë vendin funksionuan 1.469 struktura akomoduese (hotele, motele, kampe, bujtina, streha  malore dhe struktura të tjera për qëndrime afatshkurtra) dhe janë vënë në dispozicion rreth 40 mijë dhoma dhe rreth 95 mijë shtretër.

Gjatë vitit 2020, industria e turizmit ka ofruar mesatarisht:

  • rreth 33 shtretër në dispozicion të 1.000 banorëve;
  • 50 % e shtretërve janë shfrytëzuar (netë qëndrime) nga jo-rezidentët;
  • kapacitetet maksimale janë vënë në dispozicion gjatë muajit Gusht (rreth 33 mijë dhoma dhe 81 mijë shtretër);
  • tremujori i tretë ka patur normën e shfrytëzimit më të lartë të shtretërve, rreth 18,4 %.

Marrë nga Monitor