Askush nuk do t’i thoshte “Jo” një dreke a darke pranë detit, nën freskinë e pishave a shoqëruar me tingujt e pianos.

Lajmi i mirë është se këto mund t’i gjeni të gjitha bashkë në një vend të vetëm, jo më shumë se 15 km larg Durrësit.

“Aromë Deti’’, një bar–restorant i vendosur pranë brigjeve të Adriatikut në Qerret, prej vitesh i shërben klientëve vendas dhe atyre të huaj.

Prej 7 vitesh kemi nisur punën këtu në Qerret dhe më pas jemi zgjeruar edhe në Tiranë. Sigurisht qëllimi ynë është t’i shërbejmë klientëve vendas, por gjatë verës klientela është e shumtë edhe nga vendet e Europës“, thotë menaxherja Xhoana Gjineci.

Menuja, ashtu si dhe arredimi, “lundron” mes tradicionales dhe modernes.

Që nga rizotot e pastat deri tek sushit dhe picat, por mos harroni të porosisni më të veçantën: antipastën “Aromë deti”.

Me dhjetëra komentues në internet nuk mund të gabojnë: është ky restoranti ku pjatat e peshkut, si dhe specialitetet e tjera serviren me cilësinë më të lartë.

Ndonëse janë në shërbim të klientëve çdo dimër e verë, në sezonin e rërës dhe detit ju do të gjeni aty gjithashtu muzikë “live” dhe shisha.

Pozicionuar në zemër të Qerretit, bashkë me këto dhe pjatat plot shije, do ju shoqërojë dhe kartolina e bukur natyrore e pishave dhe detit.

K.Gj.