Policia e Tiranës ka ndaluar një shtetas të huaj të dyshuar si i përfshirë në vrasjen e Dëfrim (Devi) Kasmit 41 vjeç. I ndaluari mendohet se është një shtetas nga Greqia.
Shtetasi i huaj është ndaluar gjatë një operacioni që ka nisur nga Policia e Tiranës gjatë mesnatës në periferi të kryeqytetit.
Mësohet se për ngjarjen janë shoqëruar 5 persona, ndërsa është ndërprerë masa e arrestit për Mario Meshinin.
Drejtori i Policisë së Tiranës Ardi Veliu pritet të dalë në një konferencë për mediat të japë detaje për arrestimin e vrasësve të dyshuar të Dëfrim Kasmit.





