Detaje të reja kanë dalë nga ngjarja e rëndë e mbrëmjes së shkuar në Tiranë. 

Babai i 25-vjeçarit që humbi jetën pasi u hodh nga ballkoni i katit të tretë, ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore në spital.

Ai ka marrë rreth 10 goditje me thikë nga i biri, i cili pas aktit ekstrem kundër prindërve është hedhur nga ballkoni duke gjetur vdekjen disa orë më vonë në spital. E plagosur është edhe nëna e viktimës, e goditur gjithashtu me thikë.

Paraprakisht thuhet se në kompjuterin e 25-vjeçarit, B. Skrapari është gjetur e hapur një faqe me "propagandë islamike", duke shkaktuar sherr të madh në familje, pasi prindërit nuk ishin dakord me faktin, duke u përpjekur ta largonin atë nga bindjet e tij.