Mëngjesin e sotëm, një ngjarje e rëndë tronditi qytetin e vogël të Shijakut. Aty ku të gjithë njihen thuajse me të gjithë, lajmi i aktit ekstrem të një të moshuari 70-vjeçar që dogji veten me benzinë në oborrin e banesës u përhap me shpejtësi.
Policia njoftoi se 70-vjeçari ndërroi jetën në repartin e djegieve në Tiranë, ku me gjithë ndihmën e dhënë nga stafi mjekësor, djegia ishte në masë shumë të madhe dhe i moshuari nuk mundi të mbijetojë.
Grupi hetimor është duke punuar për sqarimin e rrethanave të ngjarjes, por DurrësLajm mëson se i moshuari duket se e ka ndërmarrë aktin ekstrem në kushte depresioni.
Ai ishte i zhytur në borxhe, ndërsa një nga fëmijët e tij ishte përdorues i drogave të forta. Situata e vështirë ekonomike dhe stresi i akumuluar prej kohësh mendohet se e kanë shtyrë 70-vjeçarin të digjte veten, në një gjest dëshpërues për të shpëtuar nga hallet e përditshme.





