Në kohë rekord policia arritti të zbardhë vrasjen e mbrëmshme në Tiranë ku humbi jetën 28-vjeçari Mario Majollari.
Vrasësi është identifikuar si Kastriot Gjuzi, 40 vjeç, i cili ka marrë hak për vrasjen e vëllait të tij Ilir Gjuzi nga dora e Avni Majollarit në vitin 2000, babi i viktimës, i cili është dënuar me burgim të përjetshëm.
Ky i fundit, edhe pse është informuar për vrasjen e të birit, ende nuk ka bërë kërkesë në Drejtorinë e Burgjeve për të marrë pjesë në ceremoninë mortore, pasi ka konflikte me familjen e ish-gruas së tij.
Prindërit e viktimës ishin divorcuar kur ai ishte vetëm 2 vjeç, nëna e tij është kujdesur për ta rritur dhe arsimuar.





