Detaje të reja kanë dalë në lidhje me operacionin e mbrëmjes së djeshme në qarkun e Korçës.

Dy mjete janë kapur në doganën e Goricës, në zonën e Pustecit, ndërsa dyshohet se sasia e drogës së sekuestruar është më shumë se 100 kilogramë kanabis, por ende nuk dihet saktë.

Aksioni është kryer nga policia e Korçës, e cila ka ndjekur mjetet deri në Goricë ku dhe ka bërë ndalimin e tyre.

Ende nuk bëhet me dije numri i saktë i të arrestuarve por mes tyre është avokati Joni Mosku. Ai u kap në Kapshticë ndërsa tentonte të kalonte drejt Greqisë me familjen më makinë.