Detaje të reja dalin nga aksioni me urdhër të SPAK ku janë lëshuar urdhër arreste.
Sipas gazetares Klodiana Lala, biznesmeni Gerond Meçe u mor peng për t’u tërhequr nga gara për tendera në AKSHI.
“Pengmarrje, dhunë dhe shantazh ky është skandali që SPAK ka zbuluar. Në masën e arrestit shtëpiak është dërguar Hava Delibashi dhe Mirlinda Karçanaj”, informon gazetarja.
Sipas burimeve, tenderat nën hetim nga SPAK kanë të bëjnë me mirëmbajtjen e thesarit të shtetit dhe me administrimin e dosjeve gjyqësore
“Së pari është tenderi për mirëmbajtjen e thesarit të shtetit, ka dyshime të forta se grupi i strukturuar kriminal, ku bëjnë pjesë biznesmenët Agasi dhe Beqiri, kishin në dorë të gjitha të dhënat, transaksionet brenda dhe jashtë vendit për të gjitha të dhënat për shtetas shqiptarë e të huaj, kompanitë, por edhe njerëz të ekspozuar politikisht,
Dhe së dyti, tenderi që lidhet me administrimin e dosjeve gjyqësore konkretisht ky grup i strukturuar kriminal, sipas SPAK, dyshohet se kishte në dorë të gjitha të dhënat që lidheshin me dosjet gjyqësore, caktimin e gjyqtarëve, por ecurinë e seancave”, informoi Klodiana Lala.





