Këngëtarja shqiptare, Elsa Lila dyshohet se është pjesë e një grupi që kryente trafikim të lëndëve narkotike në Itali.

Elementet hetimore të mbledhura nxorën në pah marrëdhëniet e ngushta të këngëtares me grupin trafikant.

Gjatë hetimeve u sekuestruan gjithsej 5 kg kokainë, 125 kg kanabis.

Dyshohet se Elsa Lila bënte “financieren” e trafikut të drogës. I përfshirë është edhe boksieri Petrit Bardhi, i njohur si “Titty”, i përfshirë tashmë, në korrik 2015, në një operacion të mëparshëm.

Grupi përdorte disa bare në zonën e Acilia për tu mbledhur dhe për të diskutuar mënyrën e funksionimit të grupit.