Policia e Tiranës ka reaguar pas arrestimit të ish-efektivit të RENEA-s, Altin Morina, i cili ishte shpallur në kërkim me urdhër të SPAK për kultivim droge në kuadër të një grupi të strukturuar kriminal.
Blutë informojnë se gjatë kontrollit fizik, 45-vjeçarit iu gjet një pistoletë, e cila iu sekuestrua në cilësinë e provës materiale.
Gjithashtu u arrestuar edhe shoferi i mjetit ku ndodhej Altin Morina, 25-vjeçari me iniciale E. H., për veprën penale “Përkrahja e autorit të krimit.
Njoftimi i policisë: “Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 2, në bashkëpunim me specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve, ndaluan shtetasin A. M., 45 vjeç, i shpallur në kërkim nga SPAK, për veprën penale “Kultivimi i bimeve narkotike“, kryer në kuadrin e grupit të strukturuar kriminal. Gjatë kontrollit fizik, 45-vjeçarit iu gjet dhe iu sekuestrua me cilësinë e provës materiale, 1 armë zjarri pistoletë. Në vijim të veprimeve policore për këtë rast, u arrestua dhe drejtuesi i automjetit me të cilin lëvizte 45-vjeçari, shtetasi E. H., 25 vjeç, për veprën penale “Përkrahja e autorit të krimit”.”