Nga atentati i ndodhur në një lokal në “Don Bosko”, mbeti i vdekur 35-vjeçari Erion Çela e të plagosur 4 të tjerë, mes tyre edhe vëllai dhe daja i viktimës.

Viktima dhe të afërmit ishin me origjinë nga Dibra, por jetonin në Maminas.

Çela raportohet se kishte një dyqan ngjitur me lokalin ku ndodhi vrasja. Aty shiste cigare dhe gjithmonë ulej ngjitur me xhamin, për të monitoruar biznesin e tij.

Deri më tani dihet se një automjet tip “Benz” ka ardhur nga zona e Spitalit të Traumës dhe është vendosur në afërsi të lokalit, më pas po nga mjeti është hapur zjarr me kallashnikov në drejtim të 5 personave.

Pas kryerjes së krimit, autorët janë larguar sërish po nga e njëjta rrugë që kanë ardhur dhe kanë humbur gjurmët mes lagjeve të Laprakës.

Aktualisht, nuk ka raportime për makinë të djegur, siç ndodh rëndomë në të tilla ngjarje kriminale, ndërsa targat e mjetit që është përdorur për të kryer atentatin, rezultonin të vjedhura rreth një muaj në parë në Tiranë.

Lexo edhe: