Një detaj tjetër është zbuluar lidhur me ngjarjen që tronditi qytetin e Vlorës. Mësohet se nga atentati ka mbetur i plagosur dhe një fëmijë 8-vjeç.

Nga të dhënat e para mësohet se ai është djali i Ferdinand Llanajt, 39-vjeçarit që dyshohet se ka qenë objektiv i atentatit.

Mësohet se i mituri ndodhej brenda automjetit tip “Benz” që u qëllua me breshëri kallashnikovi nga një person ende të paidentifikuar, që lëvizte në këmbë.

Fëmija ka marrë një plumb në krah dhe fatmirësisht ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Është ende e paqartë pse plagosja e tij nuk u raportua as në deklaratën zyrtare të policisë së Vlorës.