Një atentat në orët e vona të mbrëmjes të së mërkurës ndodhi në kryeqytet.
Biznesmeni 52-vjeçari Eduart Reci u qëllua me një plumb në kokë, teksa po dilte nga një lokal në afërsi të Rrugës së Elbasanit në Tiranë.
Ai u dërgua në spitalin e Traumës pasi u plagos, por ndërroi jetë gjatë natës.
Rrethanat e ngjarjes nuk dihen ende, ndërsa nuk ka asnjë gjumë nga autori.
52-vjeçari ka qenë ndërtues pallati dhe nuk është i skeduar për policinë.
Burime jo zyrtare bëjnë me dije se dikur Eduart Reci ka qenë drejtor në SHISH.