Detaje të reja janë mësuar lidhur me vrasjen me armë zjarri të ndodhur këtë pasdite në fshatin Ndroq të Tiranës.

Mësohet se viktima Alfred Dedja ka qenë klient në një lokal në zonë.

Autori është futur në lokal me armë, ka qëlluar Dedjan dhe është larguar. Policia po punon për identifikimin dhe kapjen e autorit të krimit.