Detaje të reja mësohen nga ngjarja e rëndë që tronditi Vlorën mesditën e sotme ku një burrë vrau bashkëshorten e tij duke e goditur me levë hekuri.

Ngjarja ka ndodhur në fshatin Babicë e Madhe të qytetit bregdetar, pas një konflikti për shkak të xhelozisë mes çiftit, 56-vjeçarit Lavdosh Sulo dhe viktimës Laureta Sulo, 44 vjeçe.

Njoftimi i policisë:

Në orën 12:52, në fshatin Babicë e Madhe, Vlorë, pas një konflikti në familje dyshohet se shtetasi L. S., 56 vjeç, ka goditur me mjet të fortë (levë hekuri) bashkëshorten e tij 44 vjeçare L.S.

E dëmtuara u shoqërua për ndihmë mjekësore në Spitalin e Vlorës, por për shkak të dëmtimeve të marra në orën 13:30, njofton Spitali se ka ndërruar jetë.

Policia ka shoqëruar menjëherë bashkëshortin, shtetasin L.S., si autorin e dyshuar në lidhje me ngjarjen për të cilin po vijojnë veprimet e mëtejshme në lidhje me arrestimin e tij.

Grupi hetimor ndodhet në vendin e ngjarjes duke kryer veprimet hetimore në lidhje me sqarimin e rrethanave.