Katër persona dyshohet të jenë autorët e vrasjes së trefishtë në mbikalimin e Fushë-Krujës pasditen e sotme.

Panorama.al mëson se makinat kanë ecur paralel me njëra-tjetrën ku nga automjeti i autorëve është zbrazur breshëria e automatikut.

Më pas, 3 prej autorëve dyshohet se kanë dalë nga automjeti dhe kanë qëlluar në drejtim të viktimave.

Besmir Hoxha dhe Brilant Martinaj u vranë në vend, ndërsa Dikler Vata, i cili ndodhej në sediljen e pasme, doli nga makina dhe tentoi të largohej.

Autorët i janë afruar dhe e kanë ekzekutuar nga afër. Në vendngjarje janë sekuestruar 50 gëzhoja armësh automatike.

Disa minuta pas ngjarjes, në afërsi të fshatit Lushk, u gjet një automjet i djegur i cili dyshohet të jetë i autorëve. Pas shuarjes së zjarrit, brenda mjetit u gjetën 3 armë zjarri automatike.

Gjithashtu mësohet se targa e mjetit, rezulton e vjedhur në Tiranë gjatë vitit 2022.