Detaje të reja mësohen gjatë mbledhjes së grupit parlamentar të PS gajtë ditës së sotme. Në mbledhje është diskutuar protesta e opozitës si dhe propozimi i kryemdeokratit për djegien e mandateve nga deputetët e opozitës. Mësohet se gjatë fjalës së tij në grup kryeministri Edi Rama ka falënderuar policinë për menaxhimin e protestës që sipas tij është gatuar për të nxitur dhune.

“Le ta përgëzojmë e falenderojmë të gjithë së bashku Ministrin e Brendshëm e përmes tij drejtuesit e punonjësit e Policisë së Shtetit, për menaxhimin e shkëlqyer të një proteste të gatuar për dhunë e për destabilizim. Kush kërkoi dhunë u përball me një model krejt të ndryshëm sjelljeje të pushtetit ndaj protestuesve, përkundër modelit kriminal të atyre që dje vranë protestuesit, sot duan të vrasin shpresën europiane të shqiptarëve”- ka thënë Rama.

Kryeministri është shprehur gjithashtu se opozita dështoi në orvatjen e saj të dëshpëruar dhe tani premton djegie mandatesh.

“Opozita dështoi me sukses te plote në orvatjen e saj të dëshpëruar dhe tani premton djegie mandatesh. Nëse djegia e mandateve nuk është një tjetër ballo me maska e Lulzim Bashës, pra një çadër në formë bojkoti para zgjedhjeve të qershorit, do të jetë sidoqoftë e vështirë të realizohet konsensusi mes tyre. Dhe Lulzimi e di këtë por luan blofin”- ka thënë Rama.

Kryeminsitri ka kërkuar që pavarësisht cfarë bën opzita, deputetët e mazhorancës duhet të ecin drejt dhe të organziohen për zgjedhjet vendore.

“Sidoqoftë ne do të ecim drejt, duke dëgjuar njerëzit, duke e përmirësuar çdo ditë qeverisjen, duke u organizuar më mirë se asnjëherë për zgjedhjet vendore. Hyjnë nuk hyjne ata në zgjedhje, (që unë them që do hyjnë pasi të bëjnë sikur nuk hyjnë deri në minutën e fundit), ne duhet të fitojme jo thjesht votat e shumicës, po zemrat e besimin e edhe më shumë qytetarëve se sa herën e shkuar”– ka thënë kryeminsitri.

Burime nga takimi bëjnë me dije për “BalkanWeb” se në mbledhjen e grupit të PS është ashtu se një grup pune i drejtuar nga Kryetari i Ligjeve, Ulsi Manja dhe ministrja e drejtësisë Etilda Gjonaj, do të propozojë këto ditë sanksione të forta në rregulloren e Kuvendit për deputetët që përdorin dhunë të çdo forme apo fjalë të rënda në parlament.