Të tjera detaje janë bërë të ditura nga megaoperacioni i Prokurorisë së Posaçme ku u lëshuan rreth 50 urdhër arreste, ndërsa u “bastisën” nga policia banesat e disa prej emrave më të njohur të botës së krimit në vend. 

Sipas “News24”, një nga personat ku zbarkuan forcat RENA ishte edhe banesa e Durim Bamit në Fushë-Krujë. Ndaj këtij të fundit është ngritur akuza për krijimin e kushteve për vrasjen e një tjetër personazhi të njohur të botës së krimit, Marklen Hakës. 

Por në atentatit ndaj të riut në vitin 2019, mbeti e vdekur halla e këtij të fundit, Shpresa Basha. I arrestuar për krimin është Naim Stafuka, vëllai i Enver Stafukës i cili rezulton i zhdukur prej vitit 2015.