Janë zbardhur detaje të reja mbi ngjarjen e ndodhur ditën e sotme në Peqin, ku pas një konflikti mbeti i plagosur me armë zjarri një 55-vjeçar.
Raportohet se i plagosuri, 55-vjeçari Diell Çela, është ish-kreu i PD për Peqinin në 2016-n dhe se është kërcënuar me jetë edhe në shkurt të atij viti.
Megjithatë, duke cituar drejtorin e Policisë Elbasan, Ilir Proda, tvklan thotë se ngjarja nuk ka prapavijë politike, por ka lidhje me detyrën e bashkëshortes së Çelës si drejtoreshë e spitalit të Peqinit.
Gjithnjë sipas burimeve, bashkëshortja e të plagosurit mësohet se ka larguar nga puna gruan e autorit të dyshuar, Sokol Dehima dhe për këtë arsye kanë lindur konfliktet.
Çela shkoi vetë në spital, ku dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Ndërkohë, policia ka shpallur në kërkim autorin e dyshuar të ngjarjes.