28-vjeçar Florenc Kovaci që ndërroi jetë këtë mbrëmje pas sherrit me thika, po kurohej nga depresioni. 

“Durrëslajm” ka mësuar se i riu vuante nga probleme të shëndetit mendor dhe prej muajsh merrte medikamentet përkatëse.

Ai mbeti i vdekur sot pas një sherri me një grup të rinjsh ku u përfshi dhe i vëllai, Mikel Kovaçi. Ky i fundit ndodhet tek spitali i Traumës, në gjendje të rëndë për jetën.