Një shpërthim ka tronditur qytetin e Shkodrës në orët e para të mëngjesit.

Një sasi lënde plasëse i është vendosur një automjeti tip “Audi” i parkuar në parkingun e një supermarketi pranë Teatrit Migjeni në Shkodër, rreth orës 4:20.

Si pasoje e shpërthimit të forte, automjete është dëmtuar pothuajse plotësisht.

Një person me motor i është afruar makinës dhe i ka hedhur lëndën plasëse. Kamerat e sigurisë kanë fiksuar momentin. Ndërkohe pronari i mjetit B.Freskina ka deklaruar fillimisht se nuk ka probleme me persona të tjerë.

“Shkodër/Informacion paraprak

Rreth orës 04:30, shtetas ende të paidentifikuar dyshohet se kanë hedhur një sasi të vogël lënde plasëse në automjetin e parkuar në bulevardin “Bujar Bishanaku”, në pronësi të shtetasit B. F., 40 vjeç. Nga ngjarja ka vetëm dëme të pjesshme materiale.

Shërbimet e Policisë dhe grupi hetimor kanë shkuar menjëherë në vendin e ngjarjes ku po punojnë për të përcaktuar autorsinë e rastit, si dhe për të zbardhur rrethanat”, thuhet në njoftimin e policisë.