Një sasi lënde plasëse i është vendosur makinës së policit Kastriot Selimaj, mëngjesin e sotëm.

Nga shpërthimi ka vetëm dëme materiale. Ngjarja ka ndodhur në lagjen “Tepe”.

Makina ka qenë e parkuar në oborrin e banesës, dhe autorët dyshohet se kanë kaluar murin rrethues për të vendosur lëndën plasëse. Kastriot Selimaj, është efektiv i policisë rrugore në Shkodër.

Në polici, ai ka deklaruar se nuk pa probleme me njeri dhe dyshimet janë për shkak të punës.