Një qendër tregtare në Lushnje është përfshirë nga flakët, ndonëse nuk dihen ende arsyet.

Bëhet fjalë për qendrën ‘Metropol’.

Bëhet me dije se qytetarët dhe punonjësit janë evakuuar nga ndërtesa.

Mësohet se zjarri shpërtheu në katin e tretë të qendrës. Dhjetëra njerëz janë nxjerrë me urgjencë dhe është evakuuar ndërtesa. Ambulancat dhe zjarrfikësit kanë shkuar në vendin e ngjarjes.