"DurrësLajm" sjell të tjera detaje rreth ngjarjes së ndodhur në Durrës ku një person ka tentuar të djegë për motive të dobëta një 67-vjeçar.
Mësohet se dy shtetasit e përfshirë në ngjarje kanë qenë duke luajtur domino pranë sheshit "Pranvera" pasditën e djeshme.
Pas dyshimit për një hile në lojë, në gjaknxehtësi e sipër situata ka degraduar pasi dy personat e mësipërm janë konfrontuar verbalisht fillimisht dhe më pas fizikisht.
Policia ka vënë në pranga 65-vjeçarin I.R., banues në lagjen nr.6, Durrës ndërsa 67-vjeçari K.Sh., u transportua në spital dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve.
Materialet hetimore i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së parë Durrës në ngarkim të shtetasit I.R., për veprën penale "Plagosje e rëndë me dashje" parashikuar në nenin 88 të Kodit Penal.





